Finalja e edicionit të dytë të Ligës së Kombeve, Franca-Spanja, në fund të së cilës “Gjelat” fituan trofenë, do të mbahet mend gjatë për shkak të një episodi të diskutueshëm, që rezultoi vendimtar në përcaktimin e fituesit. Mbappe realizoi golin e dytë për francezët duke qenë më I avancuar se mbrojtësit spanjollë në momentin e pasimit të topit, por sistemi VAR e konfirmoi të rregullt golin, pasi konstatoi prekjen e lehtë të topit nga Garcia. Duke qenë se Mbappe nuk i ushtron presion Garcias, prekja e topit nga spanjolli aktivizon ne aksion talentin francez. Në këtë rast, edhe nëse Mbappe është më i avancuar, nuk mund të quhet pozicion jashtë loje.

Në Spanjë, ku ndihen të dëmtuar nga ky vendim, por edhe në Francë po diskutohet shumë për këtë pikë të rregullores, madje duke analizuar dinamikën e aksionit, hidhet dyshimi se si është e mundur që gjyqtarët e kanë dalluar atë prekje të lehtë të Garcias dhe e kanë konsideruar të vullnetshme.

Edhe në sondazhin e gazetës prestigjioze franceze “L’Equipe” lexuesit kanë votuar në masën 46% se pozicioni i Mbappesë ishte i parregullt, 36% i rregullt dhe 23% mendojnë se pamjet nuk janë të qarta për të qenë të bindur nëse është ose jo pozicion jashtë loje.

Kampionët në fuqi të Botës, me suksesin në Nations League, që është dhe trofeu i dytë nën drejtimin e Deschamps, në rast se nuk kualifikohet direkt për “Katar 2022” do të ketë mundësinë të luajë në play off-in e Botërorit.

/Supersport.al

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here