Golden State Warriors me fitoren 129:120 ndaj Cleveland Caveliers në ndeshjen e pestë të serisë finale (4:1), para tifozëve të vet e fitoj titullin e dytë në tri vitet e fundit pikërisht pas duelit që e zhvilloi në tri finalet e fundit me kundërshtarin e njëtë.
Kevin Durant udhëhoqi fituesit në duelin i cili përcaktoi titullin dhe në këtë mënyrë ai u shpall MVP i dinales, me ç’rast në stinorin e tij të parë, në klubin e tij të ri Dream Team më në fund shpallet kampion. Durand shënoi 39 pikë, 7 kërcime dhe 5 asistime, shkruan Korneri.net.

Pikërisht trepikëshat e tij edhe i mundësuan “luftëtarëve” që në minutat e fundit të ndeshjes të shkoj në epërsi të paarritshme nga Cavs, dhe pikërisht njërin prej këtyre e shënoi mbi duart e James.
Stephen Curry ishte gjithashtu ndër më të mirët duke shënuar 34 pikë, 10 asistime dhe 6 kërcime, kurse lojë të mirë shfaqi edhe Andre Iguadala i cili i shtoi 20 pikë.
Te humbësit u dalluan si zakonisht LeBron James me 41 pikë, 13 kërcime dhe 8 asistime, Kyrie Irving i shtoi 26 pikë dhe J.R Smith me 25 pikë të shënuara. /Korneri.net

Artikulli paraprakE pabesueshme se çfarë oferte ka ofruar Inter për Conten
Artikulli tjetërAsensio vazhdon kontratën me Realin