Aty ku Cleveland një stinor më herët e festoi titullit të parë në NBA,  Oracle Arena të Okaland-it, skuadra nga Ohio pësoi edhe humbjen më të rëndë të këtij edicioni. Hakmarrja erdhi nga nënkampionët  Golden State Warriors që pati paraqitje fenomenale me yjet kryesore të saj për ta fituar ndeshjen me rezultat të thellë 126:91. loja agresive në mbrojtje dhe efikasiteti i lartë në sulm ishin armët kryesore të Golden State që arritën të ndalin “mbretin James”, kurse për të tjerët nuk ishte problem i madh. Klay Thompson ishte lideri i “luftëtarëve” me 26 pikë, Kevin Durant i shtoi 21, kurse Stephen Curry 20 pikë e 11 asistime. Te Caveliers u dalluan vetëm LeBron James me 20 pikë dhe Kyrie Irving me 17 pikë të shënuara.

Nëse nuk është në formë të mirë Rusell Westbrook, Oklahoma City Thunder e ka të pamundur të fitojë. Mvp-ja i All Star Game edhe pse ishte më efikasi me 24 pikë te skuadra e tij, në fund Oklahoma humbi bindshëm 120:98 nga AL Clippers që vazhdon të luaj pa qendrën Black Griffin. Te fituesit më të mirët ishin, Marreese Speights me 23 pikë, J.J Redick me 20 dhe DeAndre Jordan me 19 pikë e 15 kërcime.

Vijon momenti i shkëlqyer për Boston Celtics. Me  Isaiah Thomas në formë fantastike skuadra më e titulluar e NBA mposhti edhe Charlotte Hornets me rezultat 108:98, duke blinduar vendin e tretë në Konferencën e Lindjes. 35 pikë realizoi ylli i Cetlics kurse pas tij qëndroi Al Harford me 22 pikë të shënuara. Te humbësit u dalluan Kemba Walker me 24 pikë dhe Marvin Williams me 21 pikë.

Utah mposhti Phoenix 106:101, Denver lehtë ndaj Orlandos 125:112, Indiana ia doli në fund të mposht New Orleans 98:95, Philadelphia fitoi në udhëtim te Milwaukee 113:104, kurse Portland u mposht nga Washington 120:101 sikurse që humbi edhe New York nga Atlanta 108:107.

Artikulli paraprakHiguain për Dybala-n: Vendimi për largim është ekskluzivisht personal, por ne…
Artikulli tjetër100 futbollistët më të vlefshëm në botë, në mesin e tyre edhe dy shqiptarë