Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore ndaj Trepcës me rezultat 85:74, në ndeshjen e luajtur të sonte mbrëma në palestrën “13 Qershori” në Therandë në kuadër të xhiros së XVI të Superligës së Kosovës në basketboll.

Më të dalluarit te ekipi fitues ishin Christopher Olivier me 29 pikë e 13 kërcime, Trae Anderson me 16 pikë, 8 kërcime e 7 asistime, Kevin Broën me 16 pikë e 9 asistime dhe Ergin Grosha me 10 pikë e 6 kërcime.

Më efikasit te Trepca ishin Samir Zekiqi me 21 pikë e 3 kërcime dhe Scott Montrael me 11 pikë e 6 kërcime.

Duhet theksuar se në kuadër të kësaj xhiroje fitore kanë regjistruar edhe Sigal Prishtina kundër Pejës, Bashkimi në ballafaqim me Kerasan Prishtinën dhe Rahoveci në përballje me Vllaznimin.

Artikulli paraprakFranca sërish kampione e Botës
Artikulli tjetërDybala injoron Alegrin pas daljes nga loja, ja si e komenton italiani situatën