Mbrëmja e sotme në Serie A u mbyll me dy super ndeshje!

Roma-Fiorentina dhe Napoli-Venezia, dy ndeshje ku fituan vendasit, ku përveç 6 golave në dy stadime, u panë edhe tre kartonë të kuq, me Mourinho dhe Spalletti që debutuan me fitore, shkruan Korneri.net

Roma fitoi 3-1, me dy golat e  Veretout dhe një të Mkhitaryan, kurse Milenkovic realizoi për “violat”.
Fantastik ishte Abraham që u fascionua me atmosferën në Olimpico, kurse Zaniolo dhe portieri Dragowski u ndëshkuan me të kuq.

Në stadiumin Diego Armando Maradona, Napoli mposhti Venezian 2-0, edhe pse nga minuta e 23-të, vendasit mbetën me 10 lojtarë, pas përjashtimit të sulmuesit Osimhen.

Përkudër që e huqi penalltinë e parë, Lorenzo Insigne e shënoi të dytin, kurse Eljif Elmaz vendosi rezultatin final. /Korneri.net

Artikulli paraprakJuventusi morri në “thua”, Ronaldos i mohoet goli me VAR në minutën e 94
Artikulli tjetërDramë e madhe, Vinicius shpëtoi Realin