Milan e nisi perfekt stinorin e ri.

Kampioni aktual i Italisë, mposhti në xhiron e parë të edicionit të ri Udinesen me rezultat 4-2, në një superndeshje me përlot gola dhe raste, shkruan Korneri.net

Më shumë se 70.000 shikues u shangën kur pas vetëm një minuti e pak sekonda, mbrojtësi Rodruigo Becao e kaloi Udinesen në epërsi pas golit me kokë të shënuar, dhe starti i rossonerëve nuk ishte aspak i mirë.

Megjithatë, gjërat shumë shpejt ndryshuan kur Milan fitoi penallti prej nga barazoi Theo Hernandez, që i dha zemër skuadrës.

Ante Rebic që ishte lojtari më i mirë në fushë, e kaloi Milanin për herë të parë në epërsi, pasi u asistua shumë bukur nga Calabria. Dhe, kur skuadrat u bën gati të shkojnë në pushim, një kundërsulm i shpejt i mysafirëve u mbyll me gol, të cilin e shënoi Adam Masina.

Ne të nis pjesa e dytë, apo më saktë pak sekonda brenda saj, Brahim Diaz shënoi golin e tretë për Milanin, që e mbylli çështjen e fituesit me golin e dytë të kroatit Rebic, gjithnjë pas asistimit të Diaz.

Më gola nuk pati, por duhet theksuar se Origi dhe De Katelaere debutuan në këtë mbrëmje të magjishme në San Siron e mbushur. /Korneri.net

Artikulli paraprakFormacionet zyrtare: Lecce-Inter
Artikulli tjetërKatër shuplaka për Man.United nga Brentford