Interi mbeti me 10 lojtarë në takimin kundër Juventusit që në minutën e 15-të pasi Vecino u ndëshkua me karton të kuq pas faullit ndaj Mandzukic.
Mesfushori zikaltër bëri një ndërhyrje të gabuar ndaj sulmuesit të Juves dhe gjyqtari Orsato pasi u konsultua me VAR-in vendosi të përjashtojë Vecinon nga sfida.
Një episod që shkaktoi shumë pakënaqësi te Interi, por është Mandzukic ai që ka publikuar gjendjen e këmbës së tij në rrjetet sociale pas goditjes që mori nga Vecino. Për më tepër, pamjet flasin vetë…