Ndeshja kualifikuese për Botërorin e vitit 2026 ndaj Kolumbisë, nuk rezultoi fatsjellëse për Vinicius Junior. Sulmuesi asistoi në golin e parë të Selecaos në disfatën 2-1 ndaj kolumbianëve, por u dëmtua në kofshën e këmbës së majtë dhe u detyrua të zëvendësohej në minutën e 27.

Lajmet që vijnë nga kampi i Brazilit pas vizitave të detajuar mjekësore nuk janë pozitive as për kombëtaren dhe as për Real Madrid. Me shumë mundësi, Vinicius e ka mbyllur para kohe këtë vit futbollistik dhe do të mund të rikthehet në fushë vetëm në vitin 2024.

Kështu, Vinicius humbet disa ndeshje spektakolare duke nisur nga ajo pasardhësja e Brazilit me Argjentinën te ato me Real Madrid në Champions League ndaj Napolit e Union Berlin si dhe në LaLiga me Betisin apo Villarealin.

Artikulli paraprakTri mungesa të mëdha te Kosova për sonte
Artikulli tjetërFormacionet zyrtare: Zvicra-Kosova