Një shifër e jash tëzakonshme prej 5 miliardë eurosh është parashikuar që të humbet nga gjashtë kampionatet kryesore të Evropës si pasojë e efekteve të Koronavirusit.

Një raport i “KMPG”, kompanisë ndërkombëtare të auditit, pas një studimi të thellë për efektet e kaosit të COVID-19 sezonin e shkuar dhe në vazhdim, e ka vënë theksin në veçanti te kampionët e sezonit 2020- ‘21 të kampionateve kryesore të kontinentit.

Të gjashta këto kampione: Reali i Madridit, Juventusi, Liverpuli, Porto, PSG dhe Bajerni i Mynihut, pësuan një rënie të të ardhurave operative dhe humbjet parashikohen që në të gjashta kampionatet të shkojnë deri në shifrën e 5 miliardë eurove.

Nga rezultatet e këtij studimi, interesant është fakti se vetëm Bajerni i Mynihut dhe Reali i Madridit menaxhuan që ta mbyllnin bilancin financiar të sezonit të shkuar me fitim neto, pavarësisht faktit se gjigantët spanjollë ishin klubi me humbjet më të mëdha të të ardhurave mesatare për ndeshje (-35 milionë euro, 22% nga viti në vit).

Por skuadra e Perezit arriti të dalë sidoqoftë me bilanc pozitiv (330 mijë euro) gjatë vitit të shkuar, ndërsa Bajerni e pati fitimin neto 5.5 milionë euro. Klubi më i prekur është PSG, që ka humbur 125 milionë euro, ndjekur nga portugezët e Portos (minus 115 milionë euro) dhe Juventusi (gati minus 100 milionë euro).

Në këtë raport mungon klubi i Liverpulit, duke qenë se kampionët e Anglisë nuk e kanë bërë ende publik bilancin e tyre financiar të kostove të stafit dhe fitimeve. Klubet që shkuan deri në fund të Chammpions-it, finalistët e Bajernit dhe PSG-së, rikuperuan një pjesë të mirë të humbjeve me të ardhurat nga e drejta televizive, duke pësuar vetëm një rënie -4% nga ato të sezonit të shkuar.

Ndërsa Reali i Madridit, Juventusi dhe Liverpuli pësuan një rënie të të ardhurave -12%, – 19% dhe -22% respektivisht, duke qenë se u eliminuan në fazën e 1/8-ave. Një rënie dramatike e të ardhurave nga shitja e biletave, me stadiumet e boshatisura, i goditi financiarisht të gjitha klubet, por në veçanti ato që renditen më poshtë në këtë piramidë.

Në një seksion të raportit, pasqyrohet se pandemia ndihmoi për të nxjerrë në pah defektet që ekzistonin prej kohësh në mënyrën se si disa klube menaxhohen.

/Panorama Sport

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here