Kampioni aktual i Formula 1, Lewis Hamilton, u skualifikua nga kualifikimet para Çmimit të Madh të Brazilit.

Hamilton ka shkelur rregullat e organit rregullator të FIA Formula 1. Britaniku u pezullua për shkak të parregullsive teknike që lidhen me sistemin DRS. Hamilton do të startojë nga vendi i fundit në kualifikime, përcjell Korneri.net

Mbi të gjitha, Hamilton ka një penallti prej pesë vendesh, kështu që ai do të kthehet mbrapsht, pavarësisht se çfarë rezultati do të arrijë. Duket se Ferstappen mund ta zgjidhë këtë kampionat të dielën. Kualifikimet janë në program në orën 20:30, kurse gara zyrtare zhvillohet të dielën nga ora 18:00. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here