Pak për befasi të të gjithëve, Andrea Pirlo u emërua trajner i Juventusit.
Ish-mesfushori italian, edhe pse nuk kishte drejtuar asnjë skuadër deri tash, ai gjatë kohës sa ishte jashtë futbollit aktiv, kishte përfunduar licencat për trajner, dhe atë në Coverciano ku kanë kaluar trajnerët më të mirë italian të cilët janë edhe ndër më të mirët në botën e futbollit, përcjell Korneri.net

Por, me të marr këtë detyrë të vështirë dhe sfiduese, Pirlo hasi në problemin e parë të madd pasi mbrojtësi holandez Matthijs de Ligt, pas operimit të krahut do të mungoj deri në muajin nëntor. Pra, Juventusi do të jetë pa qendëmbrojtësin cilësor për më shumë se 10 ndeshje kampionale. /Korneri.net