Trajneri i Kosovës, Primoz Gliha foli për emisionin “Dardanët” në SuperSport/DigitAlb për humbjen 2-0 të Kosovës në Bukuresht ndaj Rumanisë.

Kartoni i kuq na penalizoi. Penallti për ata, jo penallti për ne. Krijuam shanse të mira në pjesën e parë, me Muriqin dhe Zhegrovën. Krijuam edhe katër raste me 10 lojtarë, nuk është e thjeshtë, por nuk shënuam.

Dua të them disa fjalë të këqija për gjyqtarin, nuk i kuptoj disa situata dhe vendime. Nuk mund të japësh penallti për dikë dhe të mos përdorësh të njëjta kritere. Kriteri duhet të jetë i njëjtë për të dy ekipet.

Nuk ishte një ndeshje si të tjera, kishte presion të madh. Futbolli është një lojë, nuk ka politike. Është problem i madh, pasi ne ishim mysafirë këtu. Do të jetë problem i madh edhe për ata”, u shpreh tekniku slloven.

Artikulli paraprakKosova humbi nga Rumania me 10 lojtarë, dhe i shuajti shpresat për kualifikim
Artikulli tjetërDajaku: Sot nuk flitet për futboll, skuadra nuk duhej të kthehej në fushë