Ne ndeshjen Besa – Trepça 89 qe po zhvillohet ne Peje ka ndodhur nje rast i çuditshem.

Sulmuesi i Trepçes 89 Festim Krasniqi shenoi golin e dyte per mysafiret. Fillimisht gjyqtari Besfort Kasumi pasi u konsultua me asistentin e tij e pranoi te rregullt golin.

Protestat e vendesve shperthyen dhe pejanet iu versulen zyrtareve te ndeshjes duke aluduar qe topi nuk kishte kaluar vijen e fundit.

Kaluan 7 minuta dhe ndeshja nuk vazhdonte. Gjyqtari e perjashtoi trajnerin e Beses Valdet Shoshin, dhe ne fund vendosi te anulonte golin e Krasniqit.

Artikulli paraprakShaqiri shënon supergol (VIDEO)
Artikulli tjetërLiga e Parë: Keku e nis misionin Superliga me fitore