Damir Skomina, gjyqtari i famshëm slloven, me referim katastrofal e prishi ndeshjen e dytë gysmëfinale të Ligës së Kampionëve, duke e dërguar Liverpool-in, në finale.
Roma në ndeshjen e kthimit fitoi në Olimpico 4:2, por kjo nuk ishte e mjaftueshme me dy arsye: fitrumfi i Liverpool në shtëpi 5:2, dhe gabimet e mëdha të Skoninas në dëmë të italianëve në ndeshjen e dytë, përcjell Korneri.net
Pranë rezultatin 1:2, në minutën e 49, Dzeko doli përballë me portierin Karius, i cili e ndali në zonë. Do të duhej të ishte penallti dhe karton i kuq, por u referua “offside”.
Skomina mori vendimin pasi ndihmësi i tij Jure Prapotnik, e ngriti flamurin lartë.
Gabim edhe më të madh bëri te minuta e 60. Pas një rrmuje brenda zonës, topi shkon te El Shaaraëy, i cili për 3:2 ndalet nga dora e Alexandre-Arnold.
Në vend të penalltisë dhe kartonit të kuq, Skomina nuk tregoi asgjë, apo më saktë goditje nga këndi.
Don't care what anyone says this is a stonewall penalty. Roma absolutely robbed and should now be in the final by default. Liverpool get another lucky semi final win #ROMLIV pic.twitter.com/18klEtYLg3
— Gully Burrows (@gullyburrows) May 2, 2018
Gazetari italian Tancredi Palmeri, i cili shkruan për Bain Sport dhe CNN, në tëitter menjëherë pas ndeshjes e ka postuar ekskluzivisht lajmin se gjyqtari Skomina, pasi hyri në zhveshtore dhe e ka kuptuar sa ka gabur, kishte nis të gjuante sende në tokë duke i thyer, pasi slloveni i pranoi gabimet dhe ndikimin direkt në rezultat. /Korneri.net