Është bërë i ditur emri i gjyqtarit që do të referoj ndeshjen eparë çerekfinale të Ligës së Kampionëve, Juventus-Barcelona në program të martën nga ora 20.45.
UEFA ka deleguar për këtë duel në Juventus Stadium polakun Szymon Marciniak, i cili ishte gjyqtar edhe në ndeshjen e para një muaji Paris SG-Barcelona që pati përfunduar 4:0.
Ai kishte referuar edhe në gjysmëfinalen e Europa League, Shakhtar – Sevilla 2:2, e luajtur në Donetsk.

Artikulli paraprakShtyhet ndeshja Sampdoria-Fiorentina
Artikulli tjetërE pabesueshme: Zyrtarët e Arsenalit kundër tifozëve! Ja lajmi i fundit për Arsene Wenger….