Erling Haaland u pyet për autograf në tunel nga ndihmësi i gjyqtarit Octavian Sovre pas disfatës së Borussia Dortmund 2-1 nga Manchester City.

Sulmuesi luajti 90 minuta në Etihad ndërsa skuadra e Bundesligës pranoi golin e humbjes në minutën e 90-të nga Phil Foden pasi Marco Reus kishte anuluar epërsinë fillestare të realizuar nga belgu  Kevin De Bruyne në pjesën e parë, përcjell Korneri.net

Haaland është një nga yjet më të mëdhenj në futbollin botëror me një numër klubesh evropiane janë duket punura për ta nënshkruar atë dhe pikërisht një prej klubeve është edhe skuadra nga Etihadm në tunelin e të cilit stadium gjyqtari rumun e shfrytëzoi rastin të merr autograf nga norvegjezi i famshëm. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here