Isak Cerovikun nuk mund ta gjeni vetëm në protokollet e ndeshjeve të Superligës dhe Ligës së Parë të Kosovës në futboll.

Gjyqtari nga Mitrovica është edhe pjesëtar i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, shkruan Gazeta Sheshi.

Ceroviku që me referim merret qe një kohë të gjatë, pohon se të dy profesionet janë atraktive dhe duhet përkushtim i madh, andaj asnjërin nuk mund ta veçojë nga tjetri.

29-vjeçari, i cili gëzon respekt te klubet kosovare, shpeshëherë del në mbrojtje edhe të kolegëve të tij.

Ceroviku në shumë raste merr urdhra nga lartë dhe shihet në stadiume jo si gjyqtar, por si policë, duke krijuar siguri për kolegët e tij “këmishëzinj”.

Artikulli paraprakRakitic largohet nga Barcelona vetëm pse foli për ish-trajnerin e Barcelonës!!!
Artikulli tjetërFerizaj përforcohet me lojtarin ndërkombëtar