Tri ndeshje çerekfinale të Ligës së Kampionëve, dhe në të trija ndeshjet pati gabime të mëdha në gjyqtarëve.
Gabimet e shpeshta që po ndodhin nëpër fushat evropiane janë mjaftë delicate sepse po ndikojnë direkt në rezultat, andaj referimi i gjyëtarëve më të njohur në Kontinentin e vjetër nuk po i vërejnë gjërat e mëdha siç ndodhi këtë herë.

E nisim më dueliin Dortmund-Monaco e cila i takoi francezëve 2:3.
Goli i parë i shënuar nga sulmuesi Kylian Mbappe e shënoi nga pozicioni jashtë loje dhe atë pothuajse një metër para vijës së fundit të Dortmundit. Ishte e çuditshme sesi këtë situatë nuk e vërejti gjyqtari anësor.

Pastaj gjyqtari suedez Jonas Eriksson akordoi penallti për Atl.Madrid ndaj Leicester, edhe pse tërë Evropa e pa se faulli i Albrighton ndaj Griezmann ishte jashtë zonës, dhe për çudi edhe këtu gjyqtari ishte vetëm 4 metra largë situatës.

Vetëm pak minuta më vonë italiani Nicola Rizzoli akordoi penallti për Bayern Munchen përballë Real Madridit në momentin kur rezultati ishte 1:0 për bavarezët.
Në momentin e parë u dukë sikur gjyqtari e kishte të drejtë, mirëpo pas xhirimeve të ngadalësuara u pa se Carvajal e preku topin me krahë.
Për fat të Rizzoli, Arturo Vidal e huqi penalltinë dhe në fund Realie riktheu rezultatin duke fituar 1:2.

Artikulli paraprakMrekullia e cila quhet Manuel Neuer (FOTO)
Artikulli tjetërRonaldo thjeshtë fenomen, 100 herë në Evropë