Fundjavë e pasur me futboll kosovar.

Xhiroja e 26-të, është me plot kuptimin e fjalës java më interesante e kampionatit të deritanishëm në Vala Superligën e Kosovës në futboll, shkruan Korneri.net

Kjo xhiro nis me duelin e së premtës Vllaznia-Liria, që do të drejtohet nga Leutrim Mustafa i cili do të ndihmohet nga Meriton Berisha dhe Arton Latifi, kurse i katërti do të jetë Bardh Ajeti.
Të shtunën dhe të dielën luhet nga dy ndeshje, Feronikeli-Trepça 89’, Besa-Drita, Vëllaznimi-Drenica dhe Llapi-Gjilani, kurse të hënën luhet derbi lokal Flamurtari-Prishtina.
Në këtë tabelë mund t’i shihni komplet gjyqtarët e kësaj xhiroje. /Korneri.net

Artikulli paraprakMikëpritje si në “ferr” për Man City (Video)
Artikulli tjetërTjetër goditje e rëndë për Skënderbeun, Jashanica dënohet 2 vite