Janë emëruar gjyqtarët për xhiron e parë të edicionit 2017/18 në Vala Superligën e Kosovës në futboll.
Ky edicion i ri nis të premtën me ndeshjen Trepça ‘89-Flamurtari, ndërsa gjyqtarët e kësaj përballje do të jenë Kreshnik Vula, Benon Këpuska dhe Jakup Musolli.
Derbi më i madh i xhiros së parë zhvillohet të dielën në Drenas ku Prishtina e pret Dritën.
Fatin ta referojë këtë ndeshje e ka Fatmir Tahiri i cili do të ndihmohet nga Alban Ejupi dhe Besnik Morina.
Ja grafika komplete e gjyqtarëve në të gjitha ndeshjet e xhiros së parë. /Korneri.net

Artikulli paraprakPrezantohet Paulinho
Artikulli tjetërFIFA The Best: Zidane favoriti më i madh për trajnerin e vitit