Gjithçka ka marrë fund sa i përket të ardhmës së Antonio Candreva, i cili karrierën do ta vazhdojë te skuadra milaneze Inter. Mesfushori i kombëtares italiane ka nënshkruar kontratë me skuadrën e Mancinit deri më 2020 dhe do të jetë ndihmesë e madhe në mesfushën e ‘Nerroazzurëve”.

Nga shitja e Candrevas, Lazio ka përfituar 22 milionë euro plus 3 milion bonuse.

29 vjeçari është shprehur i lumtur pas transferimit te Inter, teksa nuk ka harruar të falenderoj edhe një herë Lazion për mundësinë dhe besimin e dhënë në edicionet e kaluara.

“Jam shumë krenar dhe i lumur që jam këtu. Gjithmonë kam kërkuar dhe më ka pëlqyer të jem pjesë e Inter dhe tani ky është një emocion i madh të jem pjesë e kësaj familje. Falendëroj Lazion për sezonet e kaluara së bashku, ku në saje të saj arrita të kurorëzojë këtë ëndërr. Tani mezi pres të luajë në San Siro, dhe të ndjejë ngrohtësinë e tifozëve të Inter”, ishin fjalët e para të Candrevas si lojtar i ri i Inter.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here