Frank Kessie është gati për aventurën e re te Milan.

Reprezentuesi i Bregut të Fildishtë, ka kaluar me sukses testet mjekësore te Milani, dhe pritet që sot pasdite të vizitojë muzeun e Milanit në Casa Milan, por nënshkrimi i kontratës do të jetë të hënën pasi Fassone dhe Mirabelli nuk janë të pranishëm sot.

Kessie do të nënshkruajë kontratë dy vjeçare me Milanin, dhe bëhet transferi i dytë këtë afat kalimtar pas mbrojtësit argjentinas Mateo Musacchio.

Artikulli paraprak“De Biasi largohet pas sfidës me Izraelin”
Artikulli tjetërFOTO/ Ja kush është futbollisti i Flamurtarit që u arrestua nga policia