Pronari i Manchester City, Sheiku Mansour, ka blerë në mënyrë sekrete trofeun më të vjetër që ka mbijetuar nga gara më e vjetër i futbollit në botë, Kupës FA, për 760 mijë funte.

Bashkëpronari i West Hemit, David Gold, i cili ishte në pronësi të trofeut që është përdorur nga viti 1896 deri në 1910, ka dashur ta shesë Kupën që vitin e shkuar dhe ajo rrezikonte të përfundonte jashtë Britanisë.

Por, Mansour nuk donte që trofeu i dytë i kësaj gare të përfundonte jashtë, duke qenë se është edhe Kupa që City fitoi për herë të parë në vitin 1904, prandaj e bleu atë. Deri tani, kjo Kupë ishte ekspozuar në Muzeun e Historisë së Futbollit dhe Mansour ka vendosur që ta lërë atje.

/Panorama Sport

Artikulli paraprakAndy’s HQSexCams Com Review
Artikulli tjetërSimeone pas yllit të Lyon-it