Aventura e tij me Atalantën nuk po shkon siç e kishte parashikuar dhe gjetja e një tjetër skuadre mund të jetë një zgjidhje për problemet e Berat Gjimshitit.

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare nuk gjeti hapësuart e duhura sezonin e shkuar dhe e njëjta gjë po ndodh edhe në kampionatin që sapo ka nisur, ku ai qëndroi në pankinë në javën e parë të Serisë A.
Për të ndryshuar këtë situatë huazimi në një tjetër ekip duket opsioni më i mundshëm.
Kjo pasi Gjimshiti kërkohet nga dy skuadra, Crotone që debuton në kampionatin elitar të futbollit italian dhe Avelino që luan në Serinë B.
Edhe Atalanta është e gatshme të huazojë futbollistin në mënyrë që ai të luante me vazhdimësi, që është edhe objektivi i Gjimshitit, që gjithsesi preferon të qëndrojë në Serinë A.
Artikulli paraprakKjo skuadër shqiptare bëhet me pronarë anglez…
Artikulli tjetërBayern e lëshoi “makinerinë” e golave në edicionin e ri