Gjilani po vazhdon me hapa të sigurtë drejt titullit, edhe pse duhet pranuar se ka ende shumë deri në fund.

Megjithatë, kur mposhtet edhe rivali i përbetuar ai i qytetit Drita, atëherë nuk mund të jetë më ndryshe se Gjilani këtë vit e ka shumë seriozisht çështjen e titullit, dhe me lojë të mençur dhe të fortë në mbrojtje, ia doli ta fitonte krejt ndeshjen, apo të dytën këtë edicion duke ju kujtuar se Gjilani në kryeqytet pati fituar 0-2, shkruan Korneri.net

Albert Dabiqaj ishte “hero” i Gjilanit, pasi e shënoi golin e fitores me të nis pjesa e dytë, dhe këtë e ruajtën deri në fund, për ta përforcuar kështu pozitën e parë skuadra që drejtohet nga Ismet Munishi, me +3 pikërisht nga Drita e cila tentoi të barazonte, por pa sukses. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here