Ndryshohet stadium dhe qyteti ku do të luhet ndeshja e Digitalb Kupës.
Çerekfinalja interesante Gjilan-Vushtrria, nuk do të luhet në qytetin e Gjilanit, por ajo është bartë në Ferizaj në stadiumin në fushë sisntetike, shkruan Korneri.net
Ky vendim vjen pasi fusha në Gjilan është përkeqësuar tejmase, dhe nuk është në gjendje aspak të mirë, kurse kur i shtohet fakti se edhe Drita luan të martën nga 13.00 ndeshjet e vet çerekfinale kundër Vëllaznimit, nuk ka mundur të paramendonte skuadra e Arbnor Morinës të luante në të njëjtën fushë edhe ashtu krejtësisht me baltë dhe pa kushte loje.
Gjilani-Vushtrria luhet të mërkurën nga ora 13.00, sikurse edhe ndeshja tjetër Llapi-Prishtina. /Korneri.net