Janë plotësisht të vetëdijshëm se është ndeshja e vitit.
Skuadra e Gjilanit do të ketë punë mjaftë të vështirë në Gjakovë të shtunën pasdite sepse e luajnë ndeshjen me rivalin direkt Vëllaznimin, për shmangjen nga barazhi në një stadium i cili do të jetë më i mbushur si asnjëherë tjetër në dy dekadat e fundit, shkruan Korneri.net
Por, Gjilani është skuadër e cila nuk e mbanë presionin mbi supet e tyre sepse ata për momentin janë para Vëllaznimit në tabelë, andaj edhe barazimi do t’iu kryente punë dhe me një lojë të mençur dhe të qetë edhe mund t’ia dalin qëllimit.
Edhe Gjilanasit po përgatitet maksimalisht për këtë ndeshje e cila realisht shikuar as që ishte menduar se do të vinte, por pas largimit të trajnerit Arbnor Morina, disi gjërat morën një kahje tjetër. Gjithsesi, edhe me trajnerin Alban Hyseni, gjilanasit duan të kryejnë betejën e fundit dhe të shpëtojnë, pasi most ë harrojmë se Gjilani ka qenë gjatë tërë këtij edicioni skuadra me mbrojtjen më të mirë në Superligë.
Ndeshja Vëllaznimi-Gjilani luhet të shtunën në Gjakovë me fillim nga ora 16.00. /Korneri.net