Gjilani e ka bërë një goditje të madhe të mërkurën duke e transferuar futbollistin Berat Ahmeti, shkruan Zëri.

Futbollisti prishtinas së fundmi ka luajtur për Vllazninë së Shkodrës, ndërsa kthehet në futbollin kosovar pas një kohe të kaluar jashtë vendit, derisa më parë kishte luajtur te FC Prishtina.

Gjithashtu, për një kohë kishte luajtur edhe në Hungari, në ekipin FC Upjest. Lajmin e ka bërë të ditur klubi gjilanas përmes grupit të tij në rrjetin social, “Facebook”.

“Ahmeti cilesohet si një ndër mesfushorët më të mirë kosovarë. Ai ka qenë gjithashtu pjesë edhe e Kombëtares shqiptare me moshat e reja”, ka shkruar klubi gjilanas, raporton Zëri.

Ndër të tjera, Berati bëhet “Ahmeti” i dytë tek Gjilani, pasi në skuadrën bardh e kuq do t’i bashkohet vëllait të tij, Azem Ahmeti, i cili ditë më parë e la Hajvalinë për t’iu bashkuar gjilanasve, edhe pse ishte në negociata edhe me Dritën.

“Gjilani me lojtarë me pervojë ndërkombëtare po bëhet një ndër klubet më të fuqishëm në vend”, shkruan klubi gjilanas.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here