Katastrofa e futbollit kosovar po vazhdon.

Një futbollist i Gjilanit ka dal pozitiv në testet për Covid-19, dhe ndeshja ndaj Tre Penne është në pikëpyetje a do të luhet, shkruan Korneri.net

Redaksia jonë merr vesh nga klubi gjilanas se Instituti i San Marinos ka kërkuar që ndeshja të mos luhet, pasi Shend Kelmendi doli pozitiv, e së bashku me të si shok dhome do të izolohet Jackson Ferreira, pra dy futbollistë, mirëpo tash po presin edhe përgjigjen nga UEFA, se a do të luhet apo loja në fjalë.

Ekziston mundësia që ndeshja të luhet nesër, pas testeve të reja të lojtarëve tanë, ngase Tre Penne është pajtuar me këtë vendim. /Korneri.net

Artikulli paraprakPirlo pas ish lojtarit të Milanit
Artikulli tjetërLuis Enrique ka zbuluar listën e lojtarëve, ka emra të rinj