Gjilani ka nisur të mendojë për edicionin e ri të Vala Superligës. Fillimisht, klubi ka vendosur të lirojë disa prej lojtarëve që nuk realizuan pritshmëritë në pranverë.

Fjala është për sulmuesit, Emanuel Mbella dhe Pleurat Hajdini, derisa rrugën e tyre do ta ndjekë edhe sulmuesi tjetër, Isa Eminhaziri, shkruan Gazetasheshi.com.

Kjo treshe tashmë ka një kohë që ka ndarë rrugët me klubin, derisa në duelet e fundit nuk ishin fare të pranishëm në kampin kuq e bardh.

Gazeta Sheshi mëson se te Gjilani pritet të ketë edhe largime tjera, por që do të shoqërohen me prurje të reja.

Image result for isa eminhaziri gjilani

Image result for Emanuel Mbella Gjilani

Fotografia e Pleuratt Hajdini

 

Artikulli paraprakMessi është fajtori kryesor për mos grumbullimin e Icardit, ja arsyeja
Artikulli tjetërJa sa autobusë nga Gjakova do të nisen drejt Drenasit për ndeshjen e barazhit