Derbi i zjarrtë gjilanas për të katërtën herë gjatë këtij edicioni nuk dha fitues, pasi skuadrat barazuan në stadiumin e qytetit me rezultat 1-1, me çrast Drita nuk arriti ti afrohet akoma më tepër titullit.

Një ndeshje me rivalitet e cila nuk krijoi shumë raste shënimi u pa në Gjilan, me çrast skuadrat me të drejtë morrën nga një pikë.

Të dy golat u shënuan gjatë pjesës së parë, kur fillimisht Ergon Hyseni kaloi Gjilanin në epërsi e cila zgjati deri në sekondat e fundit të kësaj pjese kur në skenë doli Kastriot Rexha, që barazoi rezultatin, njëherit shënoi golin e 14-të personal.

Pas këtij barazimi Drita mbetet lidere me 60 pikë, 3 më shumë se përcjellësja Prishtina.

Artikulli paraprakFormacionet zyrtare: Feronikeli-Prishtina
Artikulli tjetërPrishtina nuk shfrytëzoi rastin ideal, dështoi ti afrohet Dritës