Një tjetër fitore e lehtë për skuadrën e vetme pa humbje në Vala Superligë, Gjilanin.
Futbollistët e drejtuar nga Arbnor Morina fituan lehtë ndaj Drenicës me rezultat 2:1, dhe kështu rikthehen sërish në pozitën e dytë të klasifikimit me vetëm dy pikë më pak se lideri Llapi.
Edhe pse golat erdhën në 30 minutat e fundit, megjithatë vendasit kishin më shumë nga loja dhe dikur u desht të shënonin. Këtë e bënë mbrojtësi Armend Thaqi dhe autogoli i kapitenit Sami Geci, kurse Genc Hamiti shënoi dhe menjeherë ndeshja përfundoi, pra gol i vonshëm. /Korneri.net

Artikulli paraprakBesa i kthehet fitoreve, debutim i keq për Bylbyl Sokolin
Artikulli tjetërSampdoria e fortë në shtëpi, bie edhe Atalanta, Torino barazoi në fund