Gjilanit i ka mjaftuar pjesa e parë të realizoi fitore në shtëpi nga Drenica, e cila stinorin e nisi për mrekulli me me dy fitore dhe një barazim. ‘Skifterat’, shënuan fitore e rezultat 2-0, për të arritur në kuotën e 9 pikëve në Superligë, pas katër javëve të zhvilluara.
Berat Ahmeti e Betim Haxhimusa shënuan gjatë pjesës së parë për gjilanasit ,për ti dhënë edhe tre pikë që e mbajnë në hap me liderin Prishtinën, skuadrën e Arbnor Morinës.
Është pikërisht FC Prishtina nikoqire e Gjilanit javën e ardhshme, teksa Drenica që sot përjetoi humbjen e parë gjatë këtij edicioni, do të ketë punë të vështirë ndaj kampionit aktual Feronikeli.