Një fitore e madhe për t’iu shmangur barazhit eventual.
Gjilani mposhti kampionin Trepçës 89′ me rezultat 2:0 dhe tash ka 8 pikë më shumë se Vëllaznimi që gjendet pikërisht në pozitën e nëntë dhe të fundit që dërgon në barazh.

Pas disa rasteve të vendasve, Gëzim Rusi e kaloi në epërsi skuadrën e tij me golin e bukur në minutën e 26. Vendasit e menaxhuan për mrekulli epërsinë që e krijuan edhe pse në dy raste të pjesës së dytë ishin me fat. Momenti më diskutabil ndodhi në fillim të pjesës së dytë kur mbrojtësi Fisnik Papuqi në tentim për t’ia kthyer topin portierit Kaçiu, ky i fundit e largoi para se të përundonte ne rrjetë. Nuk u vërejt a ishte apo jo gol,pasi gjyqtari kryesor Tefik Maloku me asistentin e tij Alban Ejupi nuk thanë se goli ishte i rregullt. Pak më vonë Arb Manaj që u inkuadrua në lojë në pjesën e dytë gjuajti bukur me kokë për ta qëlluar shtyllën. Në akcionin e radhës gabimin e madh të qendërmbrojtësve Izmaku-Memini,e shfrytëzoi Betim Haxhimusa që shënoi për 2:0. /Korneri.net

Artikulli paraprakFormacionet zyrtare: Feronikeli-Liria
Artikulli tjetërNdeshje e zbehtë në Drenas