Gjilani shënoi fitore minimale mnë shtëpi ndaj kampionit aktual Feronikelit 1:0, dhe me shumë gjasë edhe vendosi për fatin e kampionatit në Vala Superligë, sepse pas kësaj humbje gjasat e Feronikelit për titull përfunduan, ndërsa krejt çfarë mund të bëjë tash skuadra e drejtuar nga Afrim Tovërlani është ta synoj së paku pozitën e dytë.
Golin e tri pikëve për Gjilani i siguroi zëvendësuesi gëzim Rusi që shënoi metë nis pjesa e dytë.
Loja në përgjithsësi ishte shumë e fortë dhe interesante, por duhet pranuar se më shumë patën mundësi për gola vendasit që vetëm në pjesën e parë kanë mundur të shënojnë së paku dy herë, andaj rezultati final ishte epilog real.