Gjilani bën “vetëvrasje” në ndeshjen me Progres Niedercorn të zhvilluar në “Fadil Vokrri”, duke shpërdoruar një mundësi të artë për t’u kualifikuar në raundit e dytë të Conference League.

Skuadra e drejtuar nga Klodian Duro u mposht 0-2 në shtëpi dhe me rezultatin e përgjithshëm 2-4 del jashtë garës.

Ndëshkimi i Sinanit që në minutën e 14-të me karton të kuq kushtëzoi lojën e Gjilanit, që në inferioritet numerik u ndëshkua në minutën e 65-të nga Mazure-Hanus.

Sapo nisi koha shtesë, Jarmouni realizoi golin e dytë për mysafirët, duke siguruar kualifikimin. Gjilanasit duhet të turpërohen për humbjen dhe nga kush u eliminuan.

Artikulli paraprakVojvoda në listën e shitjes, ja ku shkon
Artikulli tjetërNata më e keqe e Donarumma dhe gruas së tij: Hajnat i lidhën me litarë