17 fitore dhe 9 barazime, ky ishte bilanci i Prishtinës deri më sot përballë Gjilanit në elitën e futbollit kosovar që nga paslufta, mirëpo gjithmonë ekziston hera e parë.

Kjo ndodhi, pasi Gjilani shënoi fitore në shtëpi ndaj kaltër e bardhëve me rezultat minimal 1:0, duke festuar pas golit të shënuar nga Betim Haxhimusa, i cili e shfrytëzoi një gabim të madh në mes mbrojtësit Kukaj dhe portierit Muçiqi, pasi ky i pari tentoi t’ia kthente topin me kokë, dhe këmbëshpejti Haxhimusa më pas shënoi në portën e zbrazët.

Prishtina kishte diçka më shumë nga loja dhe posedimi ishte në anën e tyre, por këtë herë mbrojtja e gjilanasve ishte shumë e forttë dhe e sigurtë, andaj ia dolën në fund të fitojnë për herë të gjashtë sivjet dhe tash Gjilani ka 22 pikë, kurse Prishtina pësoi disfatën e dytë, për ta humbur ndoshta edhe pozitëne  parë në tabelë në rast se Trepça 89’ fiton të dielën në shtëpi ndaj Ferizajt.

Artikulli paraprakChelsea insiston për Nainngolan
Artikulli tjetërFitoi edhe Drita ndaj Hajvalisë