Ishte obligim fitorja, sepse çdo rezultat tjetër do të quhej katastrof.

Nënkampioni i Kosovës, SC Gjilani, mposhti kundërshtarin e parë ndërkombëtar Tre Penne me rezultat 1-3, në parakualifikime për Europa League, për tu kualifikuar tashmë në ndeshjen e parë kualifikuese, shkruan Korneri.net

Gjilani ishte skuadër më e mirë përgjatë tërë ndeshjes, por pranoi gol të hershëm nga Nicola Gai. Megjithatë, Gjilani atëherë nisi të luante seriozisht dhe shpejt barazoi rezultatin me golin e Darko Nikac. Kur në fund të pjesës së parë u ndëshkua me karton të kuq (dy të verdhë) Luca Sorrentino, atëherë ishte shumë më lehtë për gjilanasit.

Fiton Hajdari shënoi golin e dytë, ndërsa në debutim për të kuqtë shënoi edhe Ardit Hila, që id ha triumfin e madh Gjilanit në këtë garë.

Ndeshja ndaj  rivalit qipriot, Apoel Nicosia, luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe atë me një takim veç që luhet me 27 gusht. /Korneri.net

Artikulli paraprakLarge Dog Stroller Reviews & Methods
Artikulli tjetërVazhdojnë kontratat edhe lojtarë te Gjilani