Llapi shënoi fitore minimale ndaj Gjilanit në njërën prej ndeshjeve kryesore të javës së 19-të, në Vala Superligë. Vendasit përfituan nga një gabim të fazën e mbrojtjes së gjilanasve duke shënuar për tru pikë të vlefshme Florim Bërbatovci, duke barazuar kështu me Prishtinën pikët e fituar në tabelë me nga 39.
Në fakt, Gjilani e humbi ndeshjen e vet pasi pati shumë raste shënimi e sidomos një minutë para se Bërbatovci të shënonte golin e vetëm në ndeshje, kur Vllaznim Jashari i cili u inkuadrua në pjesën e dytë doli përballe me portierin Ilir Avdyli, dhe duke dashur ta parabollonte atë e huqi mundësinë e 100%.
Normalisht në futboll gjithmonë pason dënimi të cilin Gjilani e mori pak sekonda më vonë.