Fitorja më e madhe e Gjilanit sivjet.
Ndeshja Drita-Gjilani, që pë herë të përcaktonte titullin, u prit të jetë i luftuar dhe jo shumë e mirë për sy.
Drita e cila luante edhe për barazim, kryesisht pati tentime nga distanca në pjësën e parë me Xh. Shabanin dhe Cuculin, kurse Gjilani i pati rastet më të mira me Plakun e sidomos Veliun.
Pjesa e dytë nisi perfekt për të kuqtë, pasi Sebino Plaku realizoi golin më të rëndësishëm sivjet. Drita tentoi të barazonte, por Gjilani u tregua i fort në mbrojtje, duke shënuar në fund me Adonis Shalën 0-2, dhe ia doli ta fitonte derbin për t’ia afruar në vetëm një pikë Dritës, dhe gara për tiull në dy xhirot e fundit do të jetë e zjarrtë. /Korneri.net