Kampioni aktual i Kosovës për Junior (U-19), Gjilani e ka deklasuar rivalin lokal duke e mposhtur bindshëm si me lojë ashtu me rezultat 4:1.

Ndeshja ishte formalitet për “Skifterat”, të cilët zyrtarisht janë shpallur më heret kampion i Kosovës.

Gjilanasit kanë 39 pikë më tepër se Drita, në tabelë andaj në shenjë të kësaj “Skifterat” kanë thumbuar Dritën në Facebook duke shkruar:

“KF Gjilani 5:2 fck drita

Stërvitje me shumë gola sot nga juniorët tashmë të shpallur kampion disa xhiro më parë.

Veç nji shkollë e ka qyteti !”

Artikulli paraprakUEFA zgjedh arbitrin serb për finalen e Champions-it
Artikulli tjetërPirlo po bënë gati lamtumirën nga futbolli, spektakli është i garantuar