Rezultat befasues në Therandë.

Fitorja e Gjilanit ndaj Ballkanit, ndoshta nuk mund të cilësohet si befasi për faktin se të kuqtë kanë skuadër cilësore dhe tashmë trajner të madh, por triumfi 0-4, është ia pabesueshëm, shkruan Korneri.net

Me Bylbyl Sokolin në stol, Gjilani e shkatërroi Ballkanin në çdo askept të lojës, dhe paralajmëron një pranverë krejtësisht më dnryshe dhe më bindëse, kurse skuadra e Ismet Munishit, mori goditjen më të rëndë sivjet dhe ndoshta në vitet e fundit në shtëpi, sepse askush nuk ka mundur të imagjinonte një disfatë të tillë.

Lojtari i ndeshjes ishte Ardit Hila, i cili shënoi hat-trick, duke luajtur 90 minutëshin më të mirë prej se luan te Gjilani, ndërsa Darko Nikac e shënoi një tjetër gol për “pokerin” e gjilanasve që luajtën shkëlqyeshëm.

Kjo i bie se automatikoisht Drota shpallet kampione vjeshtore. /Korneri.net  

Artikulli paraprakPioli: Ibra do të rikthehet edhe më i fortë, Calhanoglu është shumë inteligjent
Artikulli tjetërBuffon: Atë ndeshje e kujtoj katër herë në javë