Gjatë pasditës së sotme më saktësisht nga ora 15:00, në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti  për raundet e para kualifikuese në Conference League.

Në këtë fazë garash janë dy skuadra kosovare që marrin pjesë në këtë kualifikuese, Gjilani dhe Dukagjini, të cilat morën vesh kundërshtarët e tyre, shkruan Korneri.net

Skuadra e Gjilanit do të ketë punë me skuadrën pak të njohur nga Luksemburgu, Progres Niederkorn, kurse Dukagjini do përballet me Europa FC të Gjibraltari, po ashtu një rival i lehtë në letër, pasi ky shtet nuk njihet shumë për futboll.

Ndeshjet e raundit të parë kualifikues me dy ndeshje në Ligën e Konferencës do të zhvillohen më 13 dhe 20 korrik. /Korneri.net

Artikulli paraprakChampions League kualifikimet: Ballkani do të ketë punë me klubin bullgar
Artikulli tjetërMilan dhe Toulouse në pritje, ja kur do merret vendimi për pjesëmarrjen në kupat e Europës nga UEFA