Sulmuesi aktual i Luganos dhe reprezentuesi i Shqipërisë, Armando Sadiku, ka zgjuar interesimin e gjigantit zviceran, Basel, e cila është edhe zyrtarisht kampion i Zvicrës, shkruan Blick.ch.

Sipas Blichk.ch, Baseli, ku luan edhe Taulant Xhaka, e shohin Sadikun si një përforcim të mirë për garat e Ligës së Kampionëve.

Sadiku në fund të këtij sezoni do të rikthehet te Zurich, me të cilin klub ka kontratë deri në vitin 2018.

Por, një ofertë e mirë nga Basel mund ta bind Zurichun që ta lirojë sulmuesin shqiptar./Korneri.net.

Artikulli paraprakEdhe pse nuk ka asgjë zyrtare, Milan pretendon që ka kryer punë me këtë treshe fantastike [FOTO]
Artikulli tjetërPrizreni në festë: Tifozët e Bashkimit i’a thonë këngës në prag të ndeshjes së madhe [VIDEO]