Mbrojtësi fantastik spanjoll në pronësi të Real Madrid, Marcos Llorente, është duke treguar formë të jashtëzakonshme këtë edicion me skuadrën modeste nga La Liga Alaves, shkruan “Korneri.net”.

Formën e lartë të Llorente është duke e përcjellur nga afër trajneri i gjigantit francez PSG, Unai Emery.

Në fakt, edhe pse forma e Llorente është shumë e lartë, në një deklaratë të Zidane para pak ditësh është thënë se mbrojtësi do të vazhdojë të jetë i huazuar, pasi ka nevojë ti fitojë përvojën e duhur, mirëpo sipas mediave franceze, PSG e ka të gatshme një ofertë për të edhe pse ajo akoma nuk është zbuluar.

Më herët mediat spanjolle kishin raportuar se për Llorente të interesuara janë Barcelona, Sevilla dhe Atletico Madrid.

Artikulli paraprakBilbao nën presion! Ylli i ekipit cak i Juventus dhe Borussia Dortmund
Artikulli tjetërJa sekretet e Juventusit që Barcelona duhet të mendohet mirë para se të futet në fushë