Nëse është për të ju besuar mediave britanike, Manchester United do të bëjë tentimin e tretë për sulmuesin e Real Madridit, Gareth Bale.

Raportohet se Reali është lodhur me lëndimet e shpeshta të Bale dhe trajneri i “Djajve të kuq” Jose Mourinho është i bindur se me rikthimin në Premierligë do ta rikthejë më të mirën edhe të Bale.

 Për të marrë Bale, Man United duhet të bëjë gati 85 funte, aq sa ka shpenzuar kampioni i La Ligas vite më parë. Bale ka kontratë me Realin deri më 2022./Korneri.net.

Artikulli paraprakGjiganti evropian të gatshme 60 mln euro për yllin e Man. City
Artikulli tjetërE pabesueshme: Adriano rikthehet sërish në fushat e blerta