Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp është duke e vëzhguar më kujdes talentin e Dinamos së Zagrebit, Ante Çoriç.
19 vjeçari është duke impresionuar këtë sezon të garave më paraqitjet e tij tek gjiganti kroat, dhe falë performancës së tij të mirë, tashmë ai është duke u vëzhguar nga disa klube të mëdha evropiane.
Mediat britanike shkruajnë se pas Manchester Cityt, është Liverpooli, një tjetër klub i famshëm anglez që është i interesuar për shërbimet e Çoriç.
I riu kroat e ka pranuar se është duke u vëzhguar disa klube, por ai preferon që këtë sezon të garave të vazhdojë të luajë për skuadrën e tij të zemrës, Dinamon.
“Unë jam i lumtur që klubet e mëdha më duan, por unë dua të vazhdojë të luajë në Ligën e Kampionëve më klubin tim të preferuar”, ka thënë Çoriç.
“Unë dua akoma të vazhdojë te Dinamo, ku mund të jap shumë më tepër”, tha ai. Kartoni i kroatit thuhet se kap shifrën 10 milionë euro.