Nuk njihet për gjeset jo-sportive, por një të tillë e bëri mbrëmë.

Ylli brazilian Neymar në ndeshjen e së martës ndaj Rennes, bëri një gjest aspak sportiv dhe të ulët saqë e tërë Franca dhe bota po merret me këtë video që mund ta shihni më poshtë, përcjell Korneri.net.

Në fitoren e PSG ndaj Rennes 2:3, dhe kualifikimin në finalen e Coupe de la Ligue, Neymar ishte protagonist vetëm në fund të ndeshjes pasi këtë herë nuk ia doli të shënonte gol.
Ai pasi shkaktoi ndërhyrje të palejuar me ç’rast u ndëshkua me karton të verdhë, braziliani shkoi tek Hamari Traoré për t’ia zgjat dorën, dhe shikone videon se çfarë ngjau më pas. /Korneri.net

Artikulli paraprakSadiku kryen stërvitjen e parë me ekipin e ri, shokët e presin me shpulla (Video)
Artikulli tjetërRritet numri i afrikanëve në Superligë: Kjo është skuadra me më së shumti