Preh dy dekadash Gianluigi Buffonin bota e quan “portieri më i mirë në botë“, por vit pas viti ai veçse vërteton se së pari përpiqet të jetë njeriu më i mirë i mundshëm.

Episodi i fundit ku veterani i Juventusit dhe kombëtares italiane dëshmoi vlerat e tij të jashtëzakonshme njerëzore ishte para ndeshjes miqësore Itali-Francë, sfidë e luajtur në mbrëmjen e së enjtes.

Gjatë ekzekutimit të himnit të “Gjelave”, Buffon arriti të ndalojë tifozët italianë të cilët po fërshëllenin francezët, teksa në sfond dëgjohej “Marsejeza“.

Në stadiumin “San Nicola” të Barit portieri u mësoi respektin tifozëve dhe për këtë mjaftoi gjesti i tij i duartrokitjes, i shoqëruar edhe nga disa prej shokëve të skuadrës fqinje.

Artikulli paraprakKjo është prognoza më e “çmendur” e ndeshjes, Finland – Kosovë [FOTO]
Artikulli tjetërUS Open 2016: Bindin Willams për femra dhe Murray për meshkuj