Edin Dzeko u bë jashtëzakonisht nervoz me trajnerin Luciano Spelletti në ndeshjen ndaj Pescara.
16 minuta para fundit Spalletti e largoi nga loja sulmuesin boshnjka pranë rezultatit 4:0 për Romën, dhe këtë vendim të tij Dzeko nuk e përjetoi mirë pasi duke dal nga fusha e ka sharë trajnerin e tij në dy gjuhë, por kur ai këtë e bëri në gjuhët italiane e tërë Italia e ka vërejtur.
Dzeko menjëherë u fut brenda duke mos dashur fare të ulet në stol.

“Më mirë që nuk është ulur afër nesh…do të isha i frikësuar pasi është djalosh masiv”, tha sin ë shaka pas ndeshjes Spalletti.
Arsyeja e këtij frustrimi të Dzekos është evident pasi çuditërisht në katër golat e Romës ai nuk shënoi, ndërsa është duke dashur të shpallet golashënuesi më i mirë në Serie A.
Aktualisht ai dhe Andrea Belotti i Torinos prijnë me nga 25 gola, një më shumë se Mauro Icardi i Interit dhe dy më shumë se Gonzalo Higuain i Juventusit.

Artikulli paraprakKy në mes më i mirë se Messi dhe Ronaldo
Artikulli tjetërSulm i ri i turpshëm ndaj Marc Bartra!!!